Në datën 30 mars 2026 Universiteti “Fan S. Noli”, në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut Korçë dhe me mbështetjen e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë organizoi Ditën e Hapur, ku mirëpriti maturantë nga i gjithë qarku i Korçës.
Kjo Ditë e Hapur ka për qëllim të ofrojë maturantët me Universitetin, duke i njohur ata me programet e studimit, me kriteret e pranimit, mbështetjen financiare, programet e mobiliteteve dhe me jetën universitare të këtij Universiteti.
Fakultetet e UNIKO ishin prezentë me stendat e tyre, ku së bashku me stafin akademik e ndihmësakademik ishin edhe studentët. Ata i njohën maturantët me ofertën akademike të UNIKO për vitin 2026-2027, ndërsa biseduan me ta edhe për programet që kanë zgjedhur të studiojnë, për veprimtarinë që zhvillojnë në auditorë e jashtë tyre e deri te jeta studentore plot larmi e gjallëri në orgnizimet jashtëkurrikulare.
E veçantë për ta ishte njohja me broshurat në alfabetin Braille të hartuara për nxënësit me vështirësi në të nxënë, në kuadër të projekti Hawking. Broshurat gjithashtu përmbajnë informacion për Universitetin “Fan S. Noli”, duke krijuar mundësinë që ai të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
Këto veprimtari synojnë të orientojnë të rinjtë të bëjë zgjedhjen e duhur për studimet e tyre, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara për profesionet që do të zgjedhin për të ardhme e tyre.














