UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” OPEN DAY ME MATURANTË TË QARKUT KORÇË

Në datën 30 mars 2026 maturantët e Qarkut të Korçës u bënë pjesë e Ditës së Hapur një organizim i përbashkët me Këshillin e Qarkut Korçë, ku u njohën me ofertën akademike 2026-2027 të Universitetit “Fan S. Noli”.

Kjo Ditë e Hapur ka për qëllim të ofrojë maturantët me Universitetin, duke i njohur ata me programet e studimit, me kriteret e pranimit, mbështetjen financiare, porgramet e mobiliteteve dhe me jetën universitare të këtij Universiteti që vijon të ndriçojë e ofrojë dije në mbi gjysmëshekulli veprimtari akademike.

Të 4 Fakultetet e UNIKO ishin prezentë me stendat e tyre, ku në krah të stafit akademik e ndihmësakademik ishin studentët. Ata biseduan me maturantët, duke u treguar për programet që kanë zgjedhur të studiojnë, për veprimtarinë që zhvillojnë në auditorë e jashtë tyre e deri te jeta studentore plot larmi e gjallëri në orgnizimet jashtëkurrikulare.

Këto veprimtari synojnë të orientojnë të rinjtë në përzgjedhjen e programeve të studimit, duke i ndihmuar ata të marrin vendime të informuara për profesionet e tyre të ardhme.

Open Day u mbështet edhe nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë.

Postimi i Mëparshëm
📢 Hapet thirrja për mobilitet stafi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut!
Postimi Pasues
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI DITËN E HAPUR, KU I NJOHU MATURANTËT EDHE ME BROSHURAT PROMOVUESE TË HARTUARA NË ALFABETIN BRAILLE NË KUADËR TË PROJEKTIT HAWKING