UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË SPRING MEETING TË UP UNIVERSITY: BASHKËPUNIM PËR TË ARDHMEN EVROPIANE TË ARSIMIT TË LARTË

Në datat 21-22 prill 2026 Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e UP University Spring Meeting që u zhvillua në DOBA University of Applied Sciences, Maribor, Slloveni.  DOBA University of Applied Sciences

Partnerët e UP University të mbledhur në sesione paralele diskutuan në lidhje me programet e përbashkëta të studimit, si dhe mbi fushat kryesore të zhvillimit dhe prioritetet e përbashkëta.

Takimi pranveror i UP University përfundoi me një sesion të përbashkët, ku grupet diskutuan hapësirat për përafrim të mëtejshëm, koordinim dhe shkëmbim mbi hapat e ardhshëm në kuadër të aleancës.

Universiteti “Fan S. Noli” është pjesë e kësaj aleance në të cilën universitetet evropiane bashkëpunojnë për të krijuar mundësi ndërkufitare për studentët, stafin dhe partnerët.

Postimi i Mëparshëm
U ZHVILLUAN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” KONFERENCA SHKENCORE DHE PREZANTIMI I BOTIMIT STUDIMOR “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”
Postimi Pasues
NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË NDËRGJEGJËSIMIT PËR AUTIZMIN, LEKSIONE TË HAPURA ME STUDENTËT E DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT