Në datat 21-22 prill 2026 Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në takimin e UP University Spring Meeting që u zhvillua në DOBA University of Applied Sciences, Maribor, Slloveni. DOBA University of Applied Sciences
Partnerët e UP University të mbledhur në sesione paralele diskutuan në lidhje me programet e përbashkëta të studimit, si dhe mbi fushat kryesore të zhvillimit dhe prioritetet e përbashkëta.
Takimi pranveror i UP University përfundoi me një sesion të përbashkët, ku grupet diskutuan hapësirat për përafrim të mëtejshëm, koordinim dhe shkëmbim mbi hapat e ardhshëm në kuadër të aleancës.
Universiteti “Fan S. Noli” është pjesë e kësaj aleance në të cilën universitetet evropiane bashkëpunojnë për të krijuar mundësi ndërkufitare për studentët, stafin dhe partnerët.








