Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MORI PJESË NË FINALET E KAMPIONATEVE TË SPORTIT UNIVERSITAR ME EKIPIN E VOLEJBOLLIT TË VAJZAVE DHE EKIPIN E BASKETBOLLIT TË DJEMVE

Në datën 5 dhjetor 2022 u zhvilluan në Tiranë finalet e Kampionateve të Sportit Universitar. Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në këto finale me ekipin e volejbollit të vajzave dhe ekipin e basketbollit të djemve. Në takimin e parë ekipi i basketbollit për djem i Universitetit “Fan S. Noli” fitoi me rezultatin 25-23 me ekipin e Universitetit të Sporteve, Tiranë, duke u kualifikuar në 3 ekipet më të mira të këtij kompeticioni.

Trofeu i dytë, pas atij të basketbollit-djem vjen në Universitetin “Fan S. Noli” nga ekipi i volejbollit për femra, i cili bëri një paraqitje dinjitoze në Kampionatin e Sportit Universitar. Vajzat fituan ndeshjen e parë me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë me rezultatin 2-0. Ndërkohë ekipi ynë humbi ndeshjen e dytë përballë Universitetit të Sporteve me rezultatin 2-1, duke zënë vendin e trete në renditjen e përgjithshme dhe duke qëndruar në tre ekipet më të mira Universitare në vend.

Leave a Reply