Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“LIDHJE HISTORIKE, KULTURORE DHE GJUHËSORE RUMANI-SHQIPËRI”- KONFERENCË ME RASTIN E 150-VJETORIT TË LINDJES SË ALEKSANDËR STAVRE DRENOVËS, ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E GJUHËS DHE TË LETËRSISË DHE ME DEPARTAMENTIN E HISTORI-GJEOGRAFISË

Në datën 5 dhjetor 2022, në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua konferenca: “Lidhje historike, kulturore dhe gjuhësore Rumani-Shqipëri” me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Aleksandër Stavre Drenovës, organizuar nga departamenti i Gjuhëve të Huaja në bashkëpunim me departamentin e Gjuhës dhe të Letërsisë dhe me departamentin e Histori-Gjeografisë.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm pedagogë e studentë të këtyre departamenteve, ndërsa online morën pjesë pedagogët rumunë Nicolae Stanciu dhe Cristian Besleaga.

Punimet e kësaj konference i hapi përgjegjësja e departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, e cila falënderoi pjesëmarrësit edhe për temat e përzgjedhura për referim, duke shkëmbyer ide e përvoja në kuadër të lidhjeve historike, kulturore dhe gjuhësore midis Rumanisë e Shqipërisë. Në këtë kontekst, ajo bëri një prezantim të shkollës rumune “At Ballamaçi” në Korçë në dokumentet historike dhe në kujtimet e ish-nxënësve të saj.

Tema të tjera të trajtuatra në këtë konferencë ishin: “Asdreni: Himni Kombëtar dhe Kisha shqipe e Bukureshtit mes shënimeve të Lasgushit” nga dr. Ilir Shyta; “Nikolae Jorga dhe gjuha shqipe” nga prof. as. dr. Anyla Saraçi; “Jeta dhe vdekja në prozën e Mitrush Kutelit” nga dr. Eris Rusi etj.

Ndërkohë me mjaft interes u ndoqën edhe temat e referuara nga pedagogët e Universitetit të Bukureshtit: “From Albanian to Romanian Over/Via Macedonian. The Etymological History of Some Hundred Words Existing in all Three Languages” nga phd. Nicolae Stanciu.

“Mallkimet dhe urimet në gjuhën shqipe dhe rumune. Kritere për një analizë në kontekst ballkanik” nga Cristian Besleaga.

Leave a Reply