Në datën 19 janar 2023, studentët që përfaqësuan Universitetin “Fan S. Noli” arritën të renditin emrin e institucionit ndër më të mirët e Kampionati III Kombëtar të Ping-Pongut .
Studenti Llambi Plasa zuri vendin e tretë, ndërsa Endri Shahinaj u rendit në vend të katërt.
Kampionati III Kombëtar i Ping-Pongut u organizua nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar. Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” u përfaqësua në këtë kampionat me studentët Llambi Plasa, Roxhers Dhimitri dhe Endri Shahinaj.
Kampionati u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, Tiranë dhe në të morrën pjesë rreth 60 studentë nga universitete të ndryshme të vendit.
Universiteti “Fan S. Noli” u uron studentëve suksese në kompeticione të tjera.




