Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PËRFAQËSOI SHQIPËRINË NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË FUTBOLLIT UNIVERSITAR NË TË CILIN MORËN PJESË 28 SKUADRA, DJEM E VAJZA NGA 16 VENDE TË NDRYSHME TË EUROPËS

Prej datës 24 qershor-2 korrik 2023 studentët e ekipit të futbollit të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit Universitar, ku përfaqësuan Shqipërinë mes 28 skuadrave pjesëmarrëse me rreth 550 garues nga 16 vende të ndryshme të Europës.

Pas hedhjes së shortit Ekipi i Universitetit “Fan S. Noli” luajti në grupin A.

  • “Fan S. Noli” University, Albania
  • University of Heidelberg, Germany
  • University of Wageningen, Holand
  • Gdansk Technology University, Poland

Gjatë ceremonisë së hapjes të kampionatit ekipi përcolli mes emocioneve dhe entuziazmit këtë ngjarje sa të veçantë aq edhe sfiduese për studentët.  Mes sportistëve ishte e pranishme edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi, e cila u bë pjesë e këtyre emocioneve ndërsa falënderoi edhe Federatën Shqiptare të Sportit Universitar si bashkëorganizatore e këtij kampionati.

Në përfundim të kampionatit ekipi i Universitetit “Fan S. Noli”, i cili e kishte pjesëmarrjen e parë dhe ku përfaqësoi Shqipërinë në këtë kompeticion bëri një paraqitje dinjitoze duke marë 3 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje.

Falënderime për Presidentin e Federatës së Sportit Universitar, z. Besnik Veliu, i cili bëri të mundur pjesëmarrjen e ekipit të universitetit tonë në këtë ngjarje madhore dhe urime për studentët dhe pedagogët pjesëmarrës për sa më tepër përfaqësime të tilla në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare.

Veprimtari të tilla u krijojnë studentëve mundësi për të treguar talentin e tyre në sport, tashmë edhe në nivel ndërkombëtar, si dhe për të krijuar shkëmbime përvojash midis studentëve futbollistë të Evropës.

Leave a Reply