Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË, FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË NË BASHKËPUNIM ME AKADEMINË E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË ORGANIZUAN KONFERENCËN SHKENCORE KOMBËTARE ME TEMË: “ASDRENI NË 150-VJETORIN E LINDJES”

Në datën 26 janar 2023, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë organizuan konferencën shkencore kombëtare: “Asdreni në 150-vjetorin e lindjes”. Konferenca u hap me Himnin Kombëtar të interpretuar nga pedagogia, dr. Ornela Liçi, ndërsa më pas u përcollën disa poezi dhe një këngë po nga krijimtaria e Asdrenit, interpretuar nga Blerta Belliu, aktore e teatrit të Korçës dhe studentja e Universitetit “Fan S. Noli”, Gloria Nure.

Punimet e konferencës dhe të pranishmit, profesorë, studiues, studentë e të ftuar të tjerë i përshëndeti rektori, prof. dr. Dhimitri Bello, i cili falënderoi për këtë bashkëpunim të radhës  Akademinë e Shkencave të Shqipërsië. Ai theksoi ndër të tjera: “Idenë e organizimit të kësaj konference në krye të herës na e ka dhënë studiuesi Pandi Bello, i cili në bashkëpunim edhe me pedagogun Olger Brame dhe me mbështetjen e dekanes së FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, si dhe kolegë të tjerë të këtij fakulteti bënë të mundur finalizimin  e saj. Askujt më shumë se Universitetit tonë nuk i takonte që të zhvillonte një veprimtari të tillë për nder të tij, qoftë edhe modeste përballë madhështisë së Asdrenit. Asdreni në këtë konferencë na vjen nga studies të shumtë në kumtesa, të cilat sjellin pjesë nga jeta, vepra, mjedisi social-politik, si dhe duke bërë studime nga kendvështrime të ndryshme të veprës së tij”.

Punimet e konferencës i çeli akademiku Stefan Çapaliku me referatin me titull “Asdreni në një hierarki dhe simetri autorësh sipas një fotoje të Marubit”. Më pas, prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë refroi temën: “Fillesat, moderniteti në poezinë shqipe përmes vëllimit “Psallme murgu”. Seanca e parë u mbyll me referimin e studiuesit Pandi Bello, “Muzikaliteti i poezive të Asdrenit”.

Më pas konferenca i vijoi punimet në tre sesione paralele në mjediset e Rektoriatit, ku u referuan tema të ndryshme që mundësuan një hap tjetër drejt njohjes, pasqyrimit dhe dëshmimit sadopak të vlerave që ka pasur ky veprimtar i madh e patriot i shquar.

Të gjitha punimet e plota të konferencës do të përmblidhen në një botim elektronik që do të publikohet online.

Leave a Reply