Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” DHE UNIVERSITETI WESTERN MACEDONIA (UOWM) GREQI NË KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL ORGANIZUAN WORKSHOPIN ME TEMË: “JUST TRANSITION AND SUSTAINABLE DEVELOPMENT” (TRANZICIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM)

Në datën 16 nëntor 2023, Universiteti “Fan S. Noli” dhe Universiteti Western Macedonia (UOWM) Greqi organizuan workshopin me temë: “Just Transition and Sustainable Development” (Tranzicioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm).

Në këtë workshop përshëndetën fillimisht prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për Shkencën dhe Projektet, UNIKO dhe prof. dr. Eleni Griva, zëvendësrektor për Marrëdhëniet me Jashtë, Angazhimin Global dhe të Mësuarit e Vazhduar, UOWM.  

Ato u shprehën se kjo tryezë shkencore me pjesëmarrjen e ekspertëve, drejtuesve dhe pedagogëve të dy universiteteve ka në fokus ndarjen e mendimeve, ekspertizës dhe praktikave të mira në të dy anët e kufirit përsa i përket ndryshimeve klimatike dhe cilësisë së ajrit, eficiencës së energjisë elektrike, transformimit dixhital e qyteteve të zgjuara.

Gjithashtu, ky takim do të shërbejë edhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit konkret në mënyrë që në të ardhmen midis dy universiteteve të mund të realizohen projekte edhe më madhore në kuadër të ruajtjes së energjisë dhe edukimit të të rinjve në këtë drejtim.

Leave a Reply