UNIKO DHE KËSHILLI I QARKUT KORÇË ORGANIZUAN SIMPOZIUMIN SHKENCOR “LLAZAR (ZAI) FUNDO-FIGURË E SHQUAR E MENDIMIT SHQIPTAR DHE EVROPIAN”

Në datën 16 maj 2025 u zhvillua Simpoziumi Shkencor “Llazar (Zai) Fundo-Figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe evropian” një bashkëpunim i Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshillit të Qarkut Korçë.

Të pranishmit i përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i cili ndër të tjera vlerësoi këtë organizim kushtuar një prej figurave më komplekse, por edhe më frymëzuese të mendimit shqiptar dhe evropian, Llazar (Zai) Fundo.

Njëkohësisht, Rektori nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm midis dy institucioneve edhe në këtë bashkorganizim, i cili është në vijim të një sërë projektesh e bashkëpunimesh që Universiteti ynë po ndërmerr për të sjellë në vëmendje figura që kanë kontribuar për dijen, lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në fjalën e tyre vlerësime dhanë për simpoziumin dhe kumtesat që u paraqitën në të për vlerësimin e Llazar (Zai) Fundos figurë e shquar e mendimit shqiptar dhe evropian, edhe kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, z. Erjon Nexhipi dhe kryetari i Bashkisë Korçë, z. Sotiraq Filo.

E pranishme në takim ishte dhe mbesa e Zai Fundos, znj. Elisaveta Fundo Poçari, e cila falënderoi organizatorët për këtë vlerësim dhe ndau me të pranishmit disa momente emocionale nga jeta e saj në familjen Fundo.

Pas paraqitjes së kumtesave, simpoziumi u përmbyll me vizitën e ekspozitës fotografike, të çelur në hollin e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.

 

Postimi i Mëparshëm
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NËNSHKROI NJË MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME DREJTORINË RAJONALE TË ARSIMIT FILLOR DHE TË MESËM EPIR-JANINË, GREQI
Postimi Pasues
LEKSION I HAPUR NE KUADËR TË BASHKËPUNIMIT NDËRINSTITUCIONAL MES DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE SOCIALE DHE BIBLIOTEKËS “THIMI MITKO” ME PJESËMARRJEN E PROFESORIT TË KATEDRËS SË FILOZOFISË NË UNIVERSITETIN E TRIENTES, PROF. DR. GIULIANO DI BERNARDO