Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U ZHVILLUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” TAKIMI PËRMBYLLES I PROJEKTIT “CYBER-HYGIENE”

Në datën 10 maj 2023 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit “Cyber-Hygiene” me qëllim diskutimin e gjetjeve të tij, si dhe për të dëgjuar mendimet dhe opinionet e studentëve në lidhje me mbarëvajtjen e kursit.   

Në këtë takim, i cili u zhvillua në mjedsiet e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane u vlerësuan dijet e përfituara nga studentët prej këtij kursi, si dhe bashkëpunimet e tjera në kuadër të çështjeve të sigurisë së informacionit që janë me interes për të gjithë studentët, por në veçanti për ata të programeve të studimit që lidhen drejtpërdrejt me Teknologjinë e Informacionit. 

Gjithashtu, studentët u shprehën se nisma të tilla mund t`u shërbejnë edhe për nxitjen e hartimit të projekteve individuale në kuadër të teknologjisë së informacionit, shkëmbimit të përvojave me studentët e universiteteve të tjera, si dhe në hartimin e punimeve të tyre të diplomës. 

Leave a Reply