Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“AUTIZMI NUK ËSHTË NJË BARRIERË, POR NJË PERSPEKTIVË UNIKE”-KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE ME FËMIJËT E SHKOLLËS SPECIALE, KORÇË

Në datën 10 maj 2023, Këshilli Studentor i Universitetit “Fan S. Noli” zhvilloi një veprimtari ndërgjegjësuese me fëmijët e Shkollës Speciale, Korçë.

Me sloganin: “Autizmi nuk është një barrier, por një perspektivë unike”, studentët shkuan me dhurata dhe improvizuan lojëra argëtuese me fëmijët që frekuentojnë këtë qendër. Duke patur parasysh edhe një nga shprehjet e nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, studentët dhanë një kontribut modest në argëtimin dhe gëzimin e tyre për disa çaste, duke biseduar e luajtur me ta.  

Se sa e rëndësishme është t’i kuptosh dhe t`i respektosh dëshirat individuale të këtyre fëmijëve ishte mesazhi që studentët përcollën nëpërmjet këtij takimi me ta, gjë e cila u vlerësua dhe mori falënderime të sinqerta edhe nga prindërit dhe drejtuesit e kësaj shkolle

Leave a Reply