U PREZANTUA NË UNIKO PROJEKTI MË I RI: “ILOFORDIXHITAL”–“ZYRA E NDËRMJETËSIMIT INDUSTRIAL (ILO) PËR FUQIZIMIN E NJË RRJETI NDËRKUFITAR TË AFTËSIVE PROFESIONALE DHE SIPËRMARRËSE DIXHITALE”

Në datën 4 korrik 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një takim prezantues për projektin “ILOFORDIXHITAL”–“Zyra e Ndërmjetësimit Industrial (ILO) për fuqizimin e një rrjeti ndërkufitar të aftësive profesionale dhe sipërmarrëse dixhitale”.

Takimin e përshëndetën zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, UNIKO, prof. as. dr. Benita Stavre, prof. Danilo Caivano, Universiteti i Barit “Aldo Moro”, përfaqësues të Bashkisë Korçë dhe dhe z. Aurel Grabocka nga Qendra e Inovacionit, UNIKO.

Prezantimin e Analizës së Kontekstit Rajonal e paraqitën: dr. Aldona Minga, UNIKO; prof. Giovanni Dimauro, Universiteti “Aldo Moro”; prof. as. dr. Rafail Prodani, UNIKO.

Referime të tjera në këtë takim ishin: “Universiteti si katalizator për zhvillimin e Marketingut Dixhital” dhe “Çështje etike në transformimin dixhital të biznesit” nga prof. as. dr. Mamica Nene dhe dr. Gentisa Furxhi.

Previous Post
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI NË NDERIM TË SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE
Next Post
“KRIJIMI I NJË SHOQËRIE GJITHËPËRFSHIRËSE ME FOKUS PRANIMIN E TË RINJVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË KOMUNITETE DHE NXITJA E VULLNETARIZMIT TE TË RINJTË”- WORKSHOP I ZHVILLUAR NË MJEDISET E UNIKO
Postimet e fundit