Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË ORGANIZOI NJË VEPRIMTARI NË NDERIM TË SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE

Në datën 3 korrik 2024 Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi një veprimtari në nderim të shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Stafi i Universiteti “Fan S. Noli” përcolli në këtë veprimatri kujtime nga jeta dhe vepra e gjeniut të letrave shqipe u mbajt edhe një minutë heshtje duke iu bashkuar ceremonisë shtetëroretë të lamtumirës dhe homazheve të organizuara në nderim të këtij  personaliteti të shquar të letrave shqipe.

Gjatë takimit dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho bëri një përshkrim të jetës, veprës dhe vlerësimeve për shkrimtarin e madh, duke e cilësouar atë si zërin më autentik të përfaqësimit nëpërmjet letërsisë të identitetit tonë kombëtar dhe emblemë të kulturës shqiptare në botë.

Në fjalën e tij, prof. as. dr. Eris Rusi theksoi vlerat universale të veprës së Kadaresë, duke u ndalur në jehonën ndërkombëtare të kulturës dhe letrave shqipe, falë kontributit të shkrimtarit tonë të madh.

Në këtë veprimtari përshëndeti edhe zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, ndërsa kujtime sollën edhe pedagogët: dr. Ilir Shyta, dr. Albina Pajo, dr. Neli Naço, prof. as. dr. Edlira Menkshi, Pavlina Ylli etj.

Takimi u mbyll me shfaqjen e disa fragmenteve të dokumentarit: “Emblema Kadare”.

Leave a Reply