U PREZANTUA NË FAKULTETIN E BUJQËSISË PROJEKTI I READ “DIGITALIZATION FOR LIVESTOCK FARMING”

Në datën 26 nëntor 2025 në kuadër të zbatimit të projekteve të financuara nga programi READ, në Fakultetin e Bujqësisë u prezantua projekti “Digitalization for Livestock Farming”.

Në prani të stafit akademik, studentëve, specialistëve të Sektorit të Projekteve dhe përfaqësuesve të AADF, koordinatori i projektit dr. Dorjan Marku, pedagog në departamentin e Agrobiznesit dhe phd. Ardita Hoxha-Jahja, akademike nga diaspora, lektore dhe menaxhere kërkimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Savonias, Finlandë prezantuan aktivitetet dhe objektivat e parashikuara të projektit.

  1. Vlerësimi i situatës aktuale mbi nivelin e teknologjisë në fermat blegtorale (kryesisht ato të gjedhit), mundësitë e zbatimit në të ardhmen dhe pengesat.
  2. Rritja e vëmendjes të aktorëve rajonalë për të mbështetur iniciativat e fermerëve për të investuar në modernizimin e fermave blegtorale.
  3. Evidentimi i avantazheve që ka zbatimi i teknologjisë në aspektet social-ekonomike dhe mjedisore, duke u bazuar në shembullin e Finlandës.
  4. Njohja e studentëve me terrenin dhe përmirësimi i aspekteve praktike të programeve të studimit.

Në përfundim, gjetjet e projektit do të prezantohen në Fakultetin e Bujqësisë, në praninë e fermerëve, përfaqësuesvetë institucioneve publike, stafit akademik, studentëve dhe përfaqësuesve të industrisë lokale.

Postimi i Mëparshëm
ERASMUS+ TEACHING MOBILITY – PEDAGOGIA E UNIKO, DR. ALMA ZHILLA MBAN DISA LEKSIONE NË UNIVERSITY OF PRIMORSKA, SLOVENI
Postimi Pasues
ZGJERIMI I BASHKËPUNIMIT MIDIS UNIKO DHE NLBA ISHTE NË FOKUS TË NJË TAKIMI MES DREJTUESVE TË DY INSTITUCIONEVE