ERASMUS+ TEACHING MOBILITY – PEDAGOGIA E UNIKO, DR. ALMA ZHILLA MBAN DISA LEKSIONE NË UNIVERSITY OF PRIMORSKA, SLOVENI

Nga data 23–29 nëntor 2025 në kuadër të programit Erasmus+ Teaching Mobility për stafin akademik, dr. Alma Zhilla, pedagoge pranë departamentit Marketing–Turizëm, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi një mobilitet në mësimdhënie në Fakultetin e Studimeve Turistike, University of Primorska, Slloveni.

Gjatë kësaj jave akademike, dr. Zhilla realizoi leksione të integruara në programet e studimit Bachelor dhe Master, si dhe mori pjesë në takime zyrtare me drejtuesit e Fakultetit pritës: Me assoc. prof. Emil Juvan, dekan i Fakultetit të Studimeve Turistike, si dhe me ëvendësdekanët, assoc. prof. Miha Lesjak, phd dhe assoc. prof. Tadeja Jere Jakulin.

Takimet u fokusuan në zgjerimin e bashkëpunimit akademik ndërinstiutucional, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimet e studentëve në të ardhmen.

Leksionet u përqendruan në temat:

Turizmi i qëndrueshëm sipas kuadrit GSTC

Marketingu i drejtuar nga të dhënat dhe personalizimi në turizëm

Studime rastesh mbi praktikat më të mira në turizmin e qëndrueshëm,Slow tourism .

Transformimi dixhital në turizmin e trashëgimisë kulturore dhe muzetë

Veprimtaria mësimdhënëse u shoqëruan edhe me diskutime, shkëmbim përvojash akademike ndërmjet dy institucioneve dhe pjesëmarrje aktive të studentëve në hartimin e itinerareve turistike të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Gjatë kësaj jave dr. Alma Zhilla mori pjesë si e ftuar edhe në EXPO Erasmus+, ku prezantoi mundësitë e bashkëpunimit dhe veprimtaritë e përbashkëta me studentët e programeve Bachelor në “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje” dhe Master në “Menaxhimi i Turizmit, Atraksioneve dhe Eventeve”.

Sipas saj kjo përvojë mobiliteti përfaqëson një vlerë të shtuar në shkëmbimin e praktikave akademike bashkëkohore, forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe zhvillimin e dimensionit ndërkombëtar të mësimdhënies, duke rritur më tepër praninë aktive dhe angazhimin e Universitetit “Fan S. Noli” në programin Erasmus+ dhe në rrjetet akademike evropiane.

Universiteti “Fan S. Noli” vijon të angazhohet aktivisht në forcimin e dimensionit ndërkombëtar të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke promovuar bashkëpunimin akademik evropian dhe mobilitetin cilësor të stafit dhe studentëve.

Postimi i Mëparshëm
NJË EKSPOZITË UNIKE ME PIKTURA VJEN NGA NXËNËS TË QYTETIT NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE
Postimi Pasues
U PREZANTUA NË FAKULTETIN E BUJQËSISË PROJEKTI I READ “DIGITALIZATION FOR LIVESTOCK FARMING”