U PËRURUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” LIBRI ME TREGIME “DRITARJA MAJË ÇATISË”, I SHKRIMTARIT ERIS RUSI, PEDAGOG I DEPARTAMENTIT TË GJUHËS DHE LETËRSISË

Në datën 2 qershor 2023 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filoogjisë u zhvillua një veprimtari për promovimin e librit më të ri të autorit Eris Rusi “Dritarja majë çatisë”.

Për shkrimtarin dhe përkthyesin, dr. Eris Rusi, njëherësh edhe pedagog i departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë, ky libër me 16 tregime vjen si një përmbledhje e lartësuar e botimeve të tij, një libër që kumbon fort për vetminë dhe melankolinë në botën e sotme, ku shpesh njerëzit bëjnë sikur e kuptojnë dhe e duan njëri-tjetrin.

Miq, kolegë e dashamirës të shkrimtarit Eris Rusi kanë shprehur vlerësimet e tyre për këtë botim, si: prof. as. dr. Jonela Spaho,  dekan i FEF; përfaqësuesja e shtëpisë botuese “Schnell”, znj. Eralda Baze, pedagogët dr. Ilir Shyta e dr. Neli Naço.

Ata theksuan se libri me tregime “Dritarja majë çatisë” është një befasi e këndshme për lexuesit e prozës së shkurtër shqipe. Të gjashtëmbëdhjetë tregimet, janë histori të shkurtra ku bota e personazheve flet me gjuhën e shqetësimeve të kohës, ku fatet njerëzore i përulen fatit, të papriturës, tragjedisë dhe gdhihen e ngrysen me pasigurinë e jetës, që nuk është asnjëherë e plotë.  Ky libër, është si një dritare e hapur, ku lexuesi mund të zgjatë dorën e të marrë nga qielli muzgun në sfond, shkëlqimin e hënës, vetminë e yjeve.  Dashuria, shpaloset në formën e një ëndrre, e cila asnjëherë nuk përfundon, pas së cilës nuk vjen zgjimi i menjëhershëm, por përkundja në një tjetër botë, ku njeriu është i ngrohur veç nga zemra e tij.

Për kënaqësinë e pjesëmarrësve në këtë përurim, studentët interpretuan disa pjesë nga libri bashkë me urimin sukses të mëtejshme për pedagogun e tyre.

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BËHET PJESË E COBISS.AL, SISTEMI BIBLIOGRAFIK I NDËRTUAR MBI PLATFORMËN COBISS (SISTEMI DHE SHËRBIMET E PËRBASHKËTA BIBLIOGRAFIKE ONLINE)
Next Post
KOSOVA, ALPET SHQIPTARE DHE ZONA VERI-PERËNDIMORE E SHQIPËRISË ISHIN NË QENDËR TË UDHËTIMEVE TË STUDIMIT QË ZHVILLUAN STUDENTËT E PROGRAMIT BACHELOR NË “HISTORI-GJEOGRAFI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right