Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

U NËNSHKRUA MEMORANDUMI I MIRËKUPTIMIT MIDIS UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË DHE QENDRËS “SHKOLLA E DREJTORËVE TË INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR”

Në datën 8 tetor 2021 rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, z. Geron Kamberi nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit midis dy institucioneve. Gjatë një takimi të zhvilluar mes drejtueseve të të dy institucioneve u theksua rëndësia e këtij bashkëpunimi në rritjen profesionale të drejtuesve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, si dhe në ndikimin pozitiv që do të ketë ky bashkëpunim në cilësinë e certifikimit të mësuesve të rajonit të Korçës dhe më gjerë pranë Qendrës për Formimin e Vazhduar, UNIKO. Gjithashtu u vu në dukje se bashkëpunimi synon zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale e akademike dhe ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe më gjerë, përmes angazhimit të përbashkët në projekte dhe organizimit të aktiviteteve të ndryshme shkencore, ekonomike dhe kulturore nëpërmjet simpoziumeve, konferencave e debateve dhe trajnimeve. Veprimtaria e parë që do të zhvillohet në kuadër të këtij bashkëpunimi do të jetë Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare “Lidershipi e menaxhimi në arsim dhe institucionet e arsimit parauniversitar”.

Të pranishmit, mes tyre edhe drejtues të Institutit Shqiptar të Sociologjisë diskutuan me detaje për organizimin e kësaj konference në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” në muajin nëntor 2021.

Leave a Reply