Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

THIRRJE PER APLIKIME PER GRANTE KERKIMORE

Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit në bashkëpunim me Institutin “Universiteti Europian” (European University Institute (EUI), kanë shpallur program granti për kërkime në lidhje me historinë e BE-së. Kërkimet e integruara duhet të kryhen në Arkivat Historike të Bashkimit Evropian.  

Programi i grantit është i hapur për studiuesit që janë shtetas të vendeve të Grupit të Vishegradit (Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Sllovakia), si dhe nga Shqipëria, Armenia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina.  

Granti siguron një total prej 5,000 € për projekte kërkimore që lidhen me historinë e BE-së. Tema e hulumtimit mund të fokusohet në çdo aspekt të historisë së BE-së, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. 

Aplikantët e përzgjedhur do të përgatisin një publikim (teza, dizertacion, libër ose artikuj shkollorë) lidhur me integrimin europian, në çdo lloj disipline të shkencave humane dhe sociale (si psh. ligje, histori, shkenca politike, ekonomiks, sociologji, administrim publik). 

Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë Master ose ekuivalent, dhe të zotërojnë mirë gjuhën angleze dhe njohuri bazike në gjuhën frënge. 

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 30 Prill 2023.  

Për më shumë informacion mbi kriteret e pranueshmërisë dhe procesin e aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen e internetit: https://www.eui.eu/en/academic-units/historical-archives-of-the-european-union/research-support/international-visegrad-fund-research-grant-programme-2021-2022 ose drejtohuni prane Sektorit te Projekteve dhe Kerkimit Shkencor, Godina e Rektoratit. 

Email: fstillo@unkorce.edu.alrgrabocka@unkorce.edu.al 

Leave a Reply