Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Thirrje për aplikim për konkurs idesh, Ballkan Youth Thinkathon

Universiteti Amerikan në Bullgari shpall konkursin për studentët nga i gjithë Ballkani me qëllim nxitjen e fushatave për ndërgjegjësimin e të rinjve në shoqërinë civile. Pas një sërë trajnimesh të udhëhequra nga ekspertët mbi politikat aktuale të diplomacisë publike, aplikantët që do të shpallen fitues, janë të ftuar të marrin pjesë në Thinkathon, në shtator 2023. Procesi i aplikimit është i hapur për aplikantët e moshës 18-24 vjeç.

Ky aktivitet do të jetë financiarisht i mbuluar nga organizatorët e konkursit, duke përfshirë ushqimin, akomodimin dhe udhëtimin.

Dokumentet dhe kushtet që duhet të plotësohen për aplikim:

  1. Kopje e pasaportës
  2. CV
  3. Një video, 3 minuta, mbi temën ‘NATO, vendi im dhe unë’
  4. Formulari i aplikimit online

Detajet e thirrjes i gjeni në linkun:

Aplikimet vazhdojnë deri në datën 30 prill 2023.

Për informacione të mëtejshme dhe për procesin e aplikimit, ju lutemi te drejtoheni pranë zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë:

Godina e Rektoratit, Kati II.

Specialiste: Erjona Asabella

Email: easabella@unkorce.edu.al

Leave a Reply