Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

AGJENCIA KOMBËTARE E KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT SHPALLTHIRRJE PËR APLIKIM PËR PROJEKTE TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONITPËR VITIN 2023-2024 (PROJEKTET VIJNË SI PROPOZIME TË UNIVERSITETIT MEBIZNESIN)

AKKSHI shpall thirrjen për aplikim për Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit që vijnë si
bashkëpunime të komunitetit të kërkuesve shkencorë nga institucionet e arsimit të lartë në
partneritet me biznesin, në kuadër të fondit të percaktuar si “Fondi për Projekte të universiteteve
me biznesin përfshirë EUREKA”, në fushat prioritare si më poshtë:

  1. Agrikulturë, Ushqim dhe Bioteknologji
  2. Biodiversitet dhe Mjedis
  3. Uji dhe Energjia
  4. Sisteme dhe Teknologji Informacioni

Kohëzgjatja e projekteve PTI është 2 vjet, duke filluar si viti i parë i financimit 2023-2024.

Afati i fundit për aplikim është data 28 Prill 2023

Sqarime më të hollësishme, lidhur me këtë thirrje ose me procedurat e aplikimit, të interesuarit
mund të gjejnë këtu http://nasri.gov.al/drejtoria-e-programeve-kombetare-2/

Leave a Reply