Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

THIRRJE PËR APLIKIM NGA WESTERN BALKAN FUND

Western Balkan Fund shpall thirrjen për aplikim për t’u bërë pjesë e Programit të Komunitetit Akademik të Rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ky program fton të gjithë studentët e Doktoraturës dhe Doktorët e Shkencave të Ballkanit Perëndimor. Në bashkëpunim me Fondin Ndërkombëtar të Visegrad-it, Western Balkan Fund mbështet, me anë të një skeme granti, kërkimin, shkëmbimin dhe çdo lëvizje tjetër me qëllim rritjen profesionale në një institucion akademik, që ju zgjidhni në këto shtete: Poloni, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki. Bursa, gjithashtu, ofron mundësinë për të vizituar Universitete ose Qendra/Institucione të tjera Kërkimore, brenda rajonit, për një periudhë prej 2-10 javësh.

Periudha e parashikuar për zbatim: duke filluar nga muaji tetor 2024.

Afati për aplikim: 1 qershor 2024.

Aplikimi mund të kryhet online ose ju mund të drejtoheni pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat. Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: easabella@unkorce.edu.al

Formulari i aplikimt për regjistrim: https://forms.gle/iSNpwM4oaNR4zzak7

Gjithashtu, ju mund te vizitoni edhe linkun: www.westernbalkansfund.org

Leave a Reply