“THIRRE VENDIN TËND! HAPËSIRA: KUJTESË GJUHËSORE, HISTORIKE E ANTROPOLOGJIKE”-TRYEZË E RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË

Në datën 5 qershor 2025 departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë organizoi tryezën e rrumbullakët me temë ““Thirre vendin tënd! Hapësira: kujtesë gjuhësore, historike e antropologjike në kuadër të projektit me të njëtin titull.

Takimi u organizua në mjediset e bibliotekës së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S Noli” me të ftuar pedagogë, mësues, studentë e nxënës.

Diskutimet nxitën interes ndërsa vunë në dukje rëndësinë e dokumentimit dhe promovimit të vlerave të Korçës dhe rrethinave.

Të pranishmit theksuan, bashkëpunimin me fokus temat e programeve të studimit Master dhe Bachelor mbi toponominë.

Sipas përgjegjësit të këtij departamenti, prof. as. dr. Eris Rusi kjo sinergji mes kërkimit shkencor universitar e atij parauniversitar, duke punuar së bashku në arkivat e AShSh dhe në terren synon të çojë më tej dijen e pasionin.

Me këtë takim, Laboratori i Antropologjisë Gjuhësore zgjeron edhe numrin e bashkëpunëtorëve të tij.

 

 

Postimi i Mëparshëm
”MISIONI HYRËS NË KORÇË”- TAKIM NË KUADËR TË PROJEKTIT ILOFORDIGITAL
Postimi Pasues
KËSHILLI STUDENTOR, UNIKO LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “ISMAIL QEMALI”, VLORË