Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TË RINJTË PËR NJË SHOQËRI GJITHËPËRFSHIRËSE”-PROJEKTI QË SYNON TË NDËRTOJË KOMUNITETE GJITHËPËRFSHIRËSE

Në datën 26 qershor 2024 në kuadër të projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”  Shoqata MEDPAK me mbështetjen e UNDP zhvilluan një takimi për prezantimin e projektit, i cili ka për qëllim ndërtimin e  komuniteteve gjithëpërfshirëse duke përfshirë grupe të rinjsh vullnetarë në bashkinë e Korcës.

Në takim u theksua se synimi kryesor i këtij projekti është ofrimi i mbështetjes dhe asistencës për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre, duke i integruar ata në veprimtarinë e përditshme të komunitetit.

Propozimi planifikon një periudhë prej 10 muajsh dhe do të implementohet në bashkëpunim me Këshillin Vendor Rinor në Korçë dhe Universitetin “Fan S. Noli”.

Është për t`u theksuar se bashkëpunim midis MEDPAK dhe UNIKO me mbështetjen e stafit dhe të studentëve vijon i suksesshëm prej vitesh.

Në fjalën përshëndetëse, zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, UNIKO, prof. as. dr. Benita Stavre vlerësoi takimin, duke vënë theksin në rëndësinë që ai ka për ndërgjegjësimin e komunitetit dhe inkurajimin e institucioneve për të marë masa konkrte që mundësojnë qasje të barabartë dhe shërbime të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu takimin e përshëndetën edhe drejtoresha e Shërbimit Social, Bashkia Korçë, përfaqësues nga Këshilli Rinor i Bashkisë Korçë, Shoqata MEDPAK, dega Korçë etj.

Në kuadër të këtij projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse” që po zbatohet në Korçë nga shoqata MEDPAK, financuar nga UNDP dhe mbështetur nga Bashkia Korcë e Universiteti “Fan S.Noli”, është hapur thirrja për vullnetarë, të cilët do të jenë pjesë e rëndësishme e këtij projekti.

Kliko linkun: https://forms.gle/X4X1m3yKRBGCtPWZ7

Leave a Reply