Studimi i perceptimit të grupeve të ndryshme të interesit mbi mbrojtjen civile ndaj fatkeqësive natyrore dhe nevojat për çeljen e një programi mastër pranë UNIKO.

Departamenti i Histori-Gjeografisë

Drejtues i projektit: Dr. Ermira Jashiku 

Kohëzgjatja: 7 muaj

Viti 2025

Qëllimi i projektit:

Ky projekt synon kryerjen e një studimi tregu për të vlerësuar situatën, kërkesat dhe pritshmëritë e grupeve të interesit dhe studimin e nevojës për trajnim dhe për çeljen e një programi mastër në mbrojtjen civile nga fatkeqësitë natyrore, pranë Universitetit të Korçës në bashkëpunim me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore në Kozan, Greqi.

Departamenti i Histori-Gjeografisë ka si objektiva:

O1. Të studiojë situatën konkrete të funksionimit të mbrojtjes civile, mënyrat si realizohet, mjetet, kapacitetet, problemet dhe vështirësitë.
O2. Të analizojë studimin e tregut në lidhje me nevojën e hapjes së një programi studimi për emergjencat civile.
O3. Të prezantojë gjetjet e kërkimit, grupeve të interesit: Universitetit, studentëve, punomjësit e emergjencave civile, punonjës në institucione të tjera, komunitetit etj, nëpërmjet fletëpalosjeve, botimit të gjetjeve të studimit dhe nëpërmjet botimit të artikullit shkencor.
O4. Të bashkërendojë gjetjet e kërkimit me zyrën e kurrikulës pranë Universitetit të Korçës si dhe Universitetit partner Western Macedonia të Kozanit, për mundësitë e aplikimit për çeljen e një programi mastër mbi mbrojtjen dhe emergjencat civile.

Postimi i Mëparshëm
Përfitimet financiare të zhvillimit të bizneseve turistike miqësore ndaj mjedisit
Postimi Pasues
Rritja e rolit të universitetit në transferimin e teknologjive bujqësore të pas vjeljes të produkteve lokale