Departamenti i Agroushqimit
Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Ilir Niçko
Kohëzgjatja: 7 muaj
Viti 2025
Qëllimi i projektit: Ky projekt ka për qëllim transferimin e njohurive mbi teknologjitë e pas vjeljes në drejtim të rritjes të aftësisë konkurruese dhe promovimit të prodhimit bujqësor vendas dhe të huaj.
Objektivat në disa nivele kryesore:
- Përmirësimi i proceseve të pas vjeljes.
- Transferimi i njohurive dhe aftësive tek fermerët dhe industritë.
- Zhvillimi i partneriteteve dhe bashkëpunimeve.
- Rritja e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit në bujqësi.
- Inovacioni dhe krijimi i mundësive të reja për bizneset bujqësore.
- Rritja e konkurueshmërisë ndërkombëtare.
Objektivat Specifikë:
- OS1: Rritja e aftësive dhe njohurive të fermerëve dhe profesionistëve bujqësorë.
- OS2: Përmirësimi i proceseve të pas vjeljes.
- OS3: Zhvillimi i kapaciteteve të infrastrukturës për ruajtjen dhe përpunimin e produkteve.
- OS4: Ofrimi i mbështetjes teknike për industrinë bujqësore.
- OS5: Përmirësimi i efikasitetit dhe qëndrueshmërisë të zinxhirit të furnizimit.
- OS6: Shpërndarja e njohurive dhe informacionit për teknologjitë e pas vjeljes.
- OS7. Monitorimi dhe vlerësimi i ndikimit të teknologjive të pas vjeljes.

