Rritja e rolit të universitetit në transferimin e teknologjive bujqësore të pas vjeljes të produkteve lokale

Department of Agri-Food

Drejtues i projektit: Prof. as. dr. Ilir Niçko

Kohëzgjatja: 7 muaj

Viti 2025

Qëllimi i projektit:  Ky projekt ka për qëllim transferimin e njohurive mbi teknologjitë e pas vjeljes në drejtim të rritjes të aftësisë konkurruese dhe promovimit të prodhimit bujqësor vendas dhe të huaj.

Objektivat në disa nivele kryesore:
  1. Përmirësimi i proceseve të pas vjeljes.
  2. Transferimi i njohurive dhe aftësive tek fermerët dhe industritë.
  3. Zhvillimi i partneriteteve dhe bashkëpunimeve.
  4. Rritja e qëndrueshmërisë dhe produktivitetit në bujqësi.
  5. Inovacioni dhe krijimi i mundësive të reja për bizneset bujqësore.
  6. Rritja e konkurueshmërisë ndërkombëtare.
Objektivat Specifikë:
  1. OS1: Rritja e aftësive dhe njohurive të fermerëve dhe profesionistëve bujqësorë.
  2. OS2: Përmirësimi i proceseve të pas vjeljes.
  3. OS3: Zhvillimi i kapaciteteve të infrastrukturës për ruajtjen dhe përpunimin e produkteve.
  4. OS4: Ofrimi i mbështetjes teknike për industrinë bujqësore.
  5. OS5: Përmirësimi i efikasitetit dhe qëndrueshmërisë të zinxhirit të furnizimit.
  6. OS6: Shpërndarja e njohurive dhe informacionit për teknologjitë e pas vjeljes.
  7. OS7. Monitorimi dhe vlerësimi i ndikimit të teknologjive të pas vjeljes.
Previous Post
Studimi i perceptimit të grupeve të ndryshme të interesit mbi mbrojtjen civile ndaj fatkeqësive natyrore dhe nevojat për çeljen e një programi mastër pranë UNIKO.
Next Post
Teknologjia dhe analiza e të dhënave në kërkimin shkencor: Aplikime në SPSS, R dhe EViews