Përfitimet financiare të zhvillimit të bizneseve turistike miqësore ndaj mjedisit

AKKSHI-  Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2025

Drejtues i projektit: Prof.as.dr.ALKETA ZHEKU (PASHOLLI)

Departamenti i Financë-Kontabilitetit & Marketing – Turizmit

Fakulteti i Ekonomisë

Kohëzgjatja e projektit:  24 muaj

Përshkrimi i projektit:

Qëllimi kryesor i projektit është të promovojë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm duke integruar praktika miqësore ndaj mjedisit në operacionet e bizneseve turistike. Projekti synon të ulë ndikimet negative mjedisore që vijnë nga sektori i turizmit, të përmirësojë efiçencën e përdorimit të burimeve natyrore dhe të ndihmojë bizneset në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale, si edhe të ndërgjegjësojë bizneset për përfitimet financiare që vijnë nga adoptimi i praktikave miqësore ndaj mjedisit në biznesin e tyre. Gjithashtu, projekti ka për qëllim të kontribuojë në arritjen e objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Objektivat e Projektit

  1. Të analizohen praktikat aktuale mjedisore:
    • Të vlerësohen praktikat ekzistuese në sektorin e turizmit dhe ndikimi i tyre në përformancën ekonomike dhe mjedisore të bizneseve.
  2. Të identifikohen sfidat dhe pengesat:
    • Të identifikohen barrierat me të cilat përballen bizneset në implementimin e praktikave miqësore ndaj mjedisit, duke përfshirë mungesën e fondeve, informacionit dhe trajtimit fiskal të favorshëm.
  3. Të ofrohen zgjidhje praktike:
    • Të zhvillohen udhëzime dhe strategji për reduktimin e shpenzimeve dhe rritjen e eficiencës së bizneseve turistike duke aplikuar teknologji të avancuara dhe praktika të qëndrueshme.
  4. Të inkurajohet bashkëpunimi lokal:
    • Të promovohen partneritete midis bizneseve, institucioneve publike dhe komunitetit lokal për të përforcuar zhvillimin e qëndrueshëm.
  5. Të rritet ndërgjegjësimi mbi qëndrueshmërinë:
    • Të realizohen fushata informuese dhe trajnime për bizneset dhe klientët mbi rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe përfitimet financiare që vijnë nga kjo qasje.
  6. Të krijohen tregues të matshëm:
    • Të zhvillohen mjete matëse për të vlerësuar ndikimin që adoptimi i praktikave miqësore ndaj mjedisit ka në uljen e kostove dhe rritjen e të ardhurave.

Përmes këtyre objektivave, projekti synon të transformojë sektorin e turizmit duke ofruar një model të ri të qëndrueshmërisë që mund të riprodhohet edhe në vende të tjera.

Postimi i Mëparshëm
Vlerësimi i cilësive fiziko-kimike dhe biologjike të ujerave qe përdoren për ujitjen e kulturave bujqësore ne fushën e Devollit.
Postimi Pasues
Studimi i perceptimit të grupeve të ndryshme të interesit mbi mbrojtjen civile ndaj fatkeqësive natyrore dhe nevojat për çeljen e një programi mastër pranë UNIKO.