Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT DIPLOMANTË TË UNIKO FILLUAN KONSULTIMET NË AUDITORË DHE PRAKTIKAT PROFESIONALE

Në datën 1 qershor 2020, në bazë të një plani masash të miratuara nga Senati Akademik i UNIKO, studentët që diplomohen në të gjitha programet dhe ciklet e studimit filluan konsultimet në auditorë dhe praktikat profesionale sipas orarit të përcaktuar në kushtet e pandemisë. Studentët që po ndjekin fizikisht konsultimet në auditorë janë ndarë në fasha të ndryshme orare dhe në grupe më të vogla, duke respektuar distancën. Sipas zëvendësrektores për kërkimin dhe shkencën, dr. Erinda Papa tashmë janë dezinfektuar të gjitha mjediset e Universitetit dhe në çdo fakultet ndodhet një personel shëndetësor, i cili kontrollon temperaturën e studentëve dhe pajisjen e tyre me maska e doreza. Vlen të theksohet se mungesa e transportit publik solli një pjesëmarrje të ulët të studentëve në auditorë veçanërisht në Fakultetin Ekonomik dhe në Fakultetin e Bujqësisë, ku pjesa më e madhe e studentëve vijnë nga zona të largëta. Nga ana tjetër, në praktikën profesionale prania e studentëve ishte pothuaj 100% dhe kjo për shkak të marrëveshjeve që departamentet kanë lidhur me institucionet pritëse në bashkitë nga të cilat vijnë studentët.

Leave a Reply