Në datën 25 shkurt 2022 në mjediset e Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli”, u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Bioteknologjitë molekulare dhe zgjidhja e mundur e problematikave në Shqipëri” mbajtur nga prof. dr. Ariola (Grazhdani) Bacu, pedagoge në Universitetin e Tiranës me një veprimtari të pasur shkencore në këtë fushë. Studentë dhe pedagogë të departamentit të Biologji-Kimisë, si dhe të ftuar të tjerë patën kënaqësinë dhe privilegjin të njiheshin me disa prej arritjeve të fundit në fushën e bioteknologjisë molekulare dhe perspektivat në të ardhmen. Prof. dr. Ariola (Grazhdani) Bacu, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e saj për bashkëpunime të mëtejshme midis departamentit të Bioteknologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës dhe departamentit të Biologji-Kimisë, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë.