Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“SI TË JESH NJË UNIVERSITET NDËRKOMBËTAR” ISHTE TEMA E TAKIMIT TË ORGANIZUAR NË KUADËR TË PROJEKTIT QUADIC NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Në datat 22-23 shtator 2022 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u organizua takimi i radhës në kuadër të projektit QUADIC me temë: “Si të jesh një universitet ndërkombëtar”. Trajnimi në të cilin morrën pjesë përfaqësues nga universitete të Shqipërisë, Kosovës, Italisë, Francës, Bullgarisë e Sllovenisë u zhvillua për dy ditë dhe në të u referuan tema të ndryshme në lidhje me ndërkombëtarizimin e universiteteve, promovimin e tyre etj.

Punimet e këtij workshopi i përshëndeti rektori i Universiteit “Kadri Zeka”, Gjilan, prof. dr. Bajram Kosumi dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Tiranë, prof. dr. Xheladin Draçini.

Trajnimi u mbyll me zgjedhjen e modeleve praktike se si shkruhet projekti dhe si ndërtohet rrjeti i bashkëpunimit.

Leave a Reply