Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“SHIGJETIMI I SHTEGUT TURISTIK”-VEPRIMTARI E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I MARKETING-TURIZMIT NË ZONËN TURISTIKE TË VOSKOPOJËS

Në datën 5 qershor 2024 studentë të programit të studimit “Menaxhim në turizëm dhe mikpritje” dhe pedagogë të departamentit “Marketing-Turizëm” zhvilluan veprimtarinë me temë “Shigjetimi i shtegut turistik”.

Qëllimi ishte të shigjetonin nëpërmjet shenjave orientuese një shteg prej 4 km nga fshati Voskopojë drejt kishës së Shën Kostandinit dhe Shën Elenës me qëllim lehtësimin e levizjes të turistëve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj që e frekuentojnë këtë zonë mjaft atraktive të rajonit të Korçës.

Në këtë organizim kanë ofruar bashkëpunimin e tyre edhe punonjës të zonës administrative Voskopojë.

Leave a Reply