Në datën 1 mars 2024 studentët të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në forumin e hapur me temë: “Sfidat dhe shanset për reformën zgjedhore–Pritshmëritë qytetere dhe rekomandimet prioritare” i zhvilluar me studentë të Universitetit “Fan S. Noli” nga Instituti i Studimeve Politike me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Holandeze, Tiranë.
Takimin e hapi eksperti i njohur i medias, z. Lutfi Dervishi ndërsa përshëndetje dhe vlerësime u dhanë edhe nga z. Reinout Vos (Ambasador i Mbretërisë së Vendeve të Ulta), prof. as. dr. Ledina Alolli (dekane e FE,). Në këtë diskutim kontribuan më pas ekspertët, z. Erjon Tase (Akademia e Studimeve Politike) dhe prof. dr. Afrim Krasniqi (Instituti i Studimeve Politike).
Sipas profesor Krasniqit takimi nxiti diskutime konstruktive dhe një bashkëbisedim aktiv me studentë dhe pedagogë të Universitetit.
Gjatë forumit u theksua se standardet e zgjedhjeve janë elementë thelbësorë për jetësimin e kritereve mbi demokracinë përfaqësuese dhe shtetin e së drejtës, një sfidë e rëndësishme dhe prioritet për Shqipërinë në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.