Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA III ME TEMË: “RESEARCH APPLICATION AND EDUCATION METHODS”

Në datat 1-2 mars 2024, Fakulteti i Shkencave Natyore dhe Shkencave Humane, Universiteti “Fan S. Noli” zhvilloi Konferencën III Ndërkombëtare mbi Aplikimin e Kërkimit Shkencor dhe Metodat në Edukim “Research Application and Education Methods”.

Seanca plenare u hap nga pedagogia e departamentit të Informatikës, dr. Blerina Çeliku, e cila vuri në dukje karakterin multidisiplinar të konferencës dhe bashkëpunimin me universitetet partnere.

Dekania e fakultetit, prof. as. dr. Sonela Stillo falënderoi pedagogët dhe kërkuesit që kontribuan me punimet e tyre në këtë konferencë dhe shprehu besimin e saj për zhvillimin e veprimtarive të tjera shkencore. Gjithashtu, ajo përcolli përshëndetjet e rektorit të Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello për organizatorët e kësaj konference.

Referuesi kryesor i konferencës prof. dr. Ilia Ninka, profesor i teknologjisë së informacionit dhe njëkohësisht rektor i Kolegjit Universitar “Logos” foli për Inteligjencën artificiale dhe testin Turing.

Referuesi i dytë kryesor, prof. dr. Stavros Ev. Kamaroudis nga Universiteti Ëestern Macedonia, Greqi u ndal në marrëdhëniet gjuhësore mes Greqisë dhe Shqipërisë. Profesor Kamaroudis u fokusua te fjala “besë”, e përdorur bashkarisht mes dy popujve. “Kultivimi i raporteve gjuhësore krijon ura mirëkuptimi, e si e tillë ndihmon për një edukim më të mirë”.

Referuesi i tretë kryesor ishte profesori i historisë pranë Universitetit të Janinës, Greqi, prof. asoc. dr. Elias G. Skoulidas. Ai foli për rëndësinë e mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit për qytetin e Korçës, duke dhënë sugjerime për ndërthurrjen e tyre me qëllim promovimin sa më të mirë të turizimit. Digjitalizimi i historisë ndihmon në njohjen sa më mirë të vetvetes dhe fqinjëve, si dhe krijon kushte të favorshme për ekonominë rajonale.

Sesioni plenar i la vendin panelit të parë të Matematikës, i cili u drejtua nga pedagogët e departamentit të Matematikës dhe Fizikës, dr. Lorena Margo (Zeqo) dhe dr. Eljona Tasho (Milo).

Në panelin e matematikës referuan:

1) Dr. Lorena Margo Zeqo, dr. Eliona Milo Tasho dhe dr. Denisa Xhuti Kafazi me temë “A Simulation Comparison of Block Bootstrap Procedures In Calculating Actual Coverage Probabilities For Bootstrap Confidence Intervals In Periodic Time Series”;

2) Dr. Denisa Xhuti Kafazi, dr. Arto Adili, “The Importance of Studying Sets’ Theory in Secondary Education Mathematics;

3) The Analysis of Missing Values in Spss And R;

4) Dr. Emil Frashëri “Using Bifactor Exploratory Structural Equation Modeling to Assess High School Students’ Information Sources for Choosing their Academic Career”;

5) Dr. Ilir Palla, Sofie Hoxha, “Graphical Presentation of Data Using R”;

6) Msc. Silvja Çobani, Elida Hoxha, “A Fixed-Point Theorem for a Fundamentally Nonexpansive Mapping in Quasi-Metric Spaces of Hyperbolic Type”.

Në ditën e dytë të saj, Konferenca i vijoi puniet me  sesionin e Shkencave Sociale dhe Historisë nën drejtimin e pedagogeve, dr. Maria Dojçe dhe dr. Alba Kreka, Universiteti “Fan S. Noli”.

     Fillimishti ishte prof. dr. Gjergji Pendavinji, i cili foli për kapacitetet e lidershipit në edukim dh emë pas referati nga prof. dr. Ibrahim Krasniqi, Universiteti “Haxhi Zeka, Kosovë dhe prof. asoc. dr. Naim Ismajli nga Kolegji AAB i Prishtinës, Kosovë të cilët prekën aspektet e etnicitetit dhe ndikimit të tij në zhvillimin e karrierës dhe në punësim, për sa i përket vendeve në tranzicion.

     Prof. as. dr. Zana Strazimiri nga Universiteti i Tiranës diskutoi për aspektet filozofike të përgjegjësisë në lidhje me gjeneratat e së ardhmes, ku theksi u vu tek etika ndërbreznore.

     Analiza e dr. Alba Kreka u përqendrua në memorizimin e trashëgimisë së errët komuniste në Shqipërinë e ditëve të sotme.

     Rreth balancës gjinore në zhvillimin e karrierës në institucionet e arsimit të lartë dhe tek qendrat kërkimore-shkencore diskutuan në referatin e tyre dr. Denisa Titili, dr.cand. Viola Dolani dhe Dr. Lorena Margo.

     Referati i phd. Jordan Jorgji kishte të bënte me fenomenin e aksionit politik, me fokus të veçantë në ndikimin e faktorit ndërkombëtar në dobësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

     Tema e dr. cand. Pranvera Skana lidhej me imazhin e kanalit BBC për Shqipërinë, ndërsa dr. cand. Blerina Karagjozi diskutoi rreth aspekteve etike të progresit teknologjik, me referenca të veçanta rreth konceptit të përgjegjësisë nga Hans Jonas.

Sesioni i Edukimit u moderua nga prof. as. dr. Magdalini Vampa, Universiteti “Fan S. Noli” dhe nga prof. dr. Sindorela Doli Kryeziu, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë, Kosovë.

     Prof. dr. Sindorela Doli dhe Kryeziu dhe Dd. Shpresa Dorda Balashi nga Universiteti i Tiranës folën për teknikat efektive në mësimdhënie dhe në mësimnxënie.

     Prof. as. dr. Menelaos Tzifopoulos nga Universiteti Ëestern Macedonia, Greqi erdhi me referatin “Τrue or false? Proposals for approaching ‘fake neës’ in primary education”, duke ngritur diskutimin mbi qasjen ndaj lajmeve të rreme në arsimin fillor.

     Prof. as. dr. Elena Toro dhe prof. as. dr. Anida Kisi nga Universiteti i Tiranës diskutuan rreth kultivimit të ndërdisiplinaritetit në klasat e gjuhës nëpërmjet modelit të klasës së përmbysur (flipping classroom).

     Prof. as. dr. Anastasios Papanikolaou nga Universiteti Ëestern Macedonia, Greqi referoi në lidhje me zhvillimin e programeve trajnuese për mësuesit në raport me njohjen e fenomenit të ndryshimeve klimaterike.

     Në referatin e tij të dytë me bashkëautor Christs Dellas, prof. as. dr. Papanikolaou diskutoi mbi njohjen dhe perceptimin për energjinë e erës nga nxënësit e arsimit fillor.

     Msc. Jorgjeta Babliku preku aspektet e filozofisë në kurrikulën e arsimit fillor.

     Ndërsa msc. Romina Gjoni foli mbi impaktin e sociologjisë dhe të filozofisë në kultivimin e mendimit kritik tek nxënësit.

Sesioni i Informatikës dhe Shkencave Natyore u moderua nga dr. Blerina Çeliku dhe dr. Eljona Milo Tasho, Universiteti “Fan S. Noli”.

     Referati i dr. Blerina Çeliku, me bashkautorësi dr. Marijon Pano dhe msc. Realb Kushe trajtoi praktikat e sigurisë kibernetike (cyber hygiene) në lidhje me studentët.

     Dr. Merita Rumano nga Universiteti i Tiranës dhe Elvisa Rumano nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë diskutuan rreth rëndësisë bilogjike të enzimave në shëndetin e njeriut dhe aspekteve të ndryshme që lidhen me këtë fenomen.

     Msc. Marinela Kulolli, dr. cand. Esmeralda Guliqani dhe msc. Sotiraq Marko folën rreth metodave të hartimit të testeve në fizikë dhe impaktit që ato kanë për shqyrtimin e njohurive të marra në arsimin e mesëm të ulët.

     Msc. Basanja Shtylla, msc. Katerina Pikuli dhe msc. Kristi Morava referuan rreth metodës Gerber në analizën e përqindjes së qumështit yndyror të racave të ndryshme të kafshëve në qarkun e Korçës.

     Msc. Nikolina Bode dhe Mimoza Bode sollën mendime rreth vlerësimit polifenolik të verës së kuqe nëpërmjet analizave spektrofotometrike.

Leave a Reply