Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Rrjet Social për Studentët e Universitetit

profilvirtual_0

ProfilVirtual është një rrjet social për studentët e cila ju mundëson të lidheni me shokët e grupit të studimit tuaj, pedagoget, grupin e programit të studimit, qendrën e karrierës, bizneset dhe shumë funksione të tjera të Universitetit.

Në secili program studimi ju mund të komunikoni dhe ndani midis shokëve të grupit ku ju studioni dhe pedagogët me të cilët merrni leksione.
Pedagoget mund të ndajnë me ju dokumente, leksione dhe informacione në lidhje me mësimdhëninen dhe informimin tuaj.

Në grupin e Qendrës së Karrierës në të cilën ju bëheni pjesë automatikisht n.q.se studioni do të merni informacione dhe këshillim mbi çdo aktivitet që zhvillohet dhe cdo shërbim që ofrohet prej saj.

Gjithashtu bizneset e lidhura në këtë rrjet social mund të publikojnë vënde të lira puna dhe pasi ju të aplikoni, përzgjedhja bëhet në një mënyre të zgjuar duke dërguar CV-në tuaj automatike të krijuar nga profili tuaj profesional dhe të dhënave të tjera të cilat janë të lidhura nga Universiteti si niveli i notave dhe të tjera.

Për tu bërë pjëse krijoni një llogari falas në : www.profilvirtual.com

Leave a Reply