Në datën 8 qershor 2022 në mjediset e Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u prezantua romani “Shtegu për tek ti” nga Cathryn Bibee dhe i shqipëruar nga pedagogu, dr. Eris Rusi. Në këtë prezantim ishin të pranishëm pedagogë e studentë të këtij Fakulteti, poetë e shkrimtarë të klubit të shkrimtarëve “Bota e re”, Korçw, të afërm, miq e të ftuar të pëkthyesit.
Dekani i FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho përgëzoi përkthyesin për punën e tij tepër cilësorë, e cila lë te lexuesi shijen e bukur e estetike të kulturës së përkthimit. Njëkohësisht vlerësoi përkushtimin dhe punën e palodhur tw tij në fushën e përkthimit, duke sjellë për lexuesin 10 botime brenda një kohe relativisht të shkurtër, krahas mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe punës promovuese. Më pas, ajo u ndal edhe në temat aktuale të zgjedhura prej tij, duke na sjellë përkthime dinjitoze të kryeveprave botërore.
Vlerësime për këtë përkthim përcolli edhe publikuesja e “Muza Botime”, e cila shprehu kënaqësinë për këtë bashkëpunim, i cili sipas saj do të pasohet edhe me publikimin e radhës nga përkthyesi Rusi.
Dr. Eris Rusi falënderoi të pranishmit në këtë promovim, ndërsa tregoi momente nga puna me librin dhe mënyrën se si e ka trajtuar autorja bestseller, Bybee temën e një dashurie tipike amerikane, ku zjarri ishte pikënisja e gjithçkaje. Ky është një roman ku ecejaket e një vajze përmes labirintit të tragjedisë çojnë drejt zbulimit të dashurisë dhe të pasionit, në një roman ku ndërthuret shpresa me mbijetesën. Pjesë të shkëputura nga romani përcollën më pas të pranishmit, duke i dhënë më tepër emocion takimit