Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“RIVLERËSIM I DISA STRUKTURAVE SINTAKSORE TË SHQIPES, TË PARAQITURA NË BOTIMIN E AKADEMISË SË SHKENCAVE TË SHQIPËRISË “GRAMATIKA E GJUHËS SHQIPE II”- LEKSION I HAPUR NGA PROF. AS. DR. ELONA ÇEÇE

Në datën 25 maj 2022, departamenti i “Gjuhës dhe i Letërsisë”, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizoi leksionin e hapur: “Rivlerësim i disa strukturave sintaksore të shqipes, të paraqitura në botimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë “Gramatika e gjuhës shqipe II” nga prof. as. dr. Elona Çeçe.

Të pranishëm në këtë leksion ishin pedagogë të FEF dhe studentë të programeve “Bachelor” në “Gjuhë dhe Letërsi Shqipe” dhe “Gjuhë Angleze”, si dhe studentë të programit profesional 2-vjeçar “Mbështetës zyre për bibliotekë dhe arkiv”. Në fjalën e saj përgjegjësja e departamentit të “Gjuhës dhe Letërsisë” prof. as. dr. Anyla Saraçi ndër të tjera theksoi se kjo ligjëratë e hapur organizohet edhe në kuadër të shkëmbimit të përvojave mësimdhënëse brenda dhe midis  departamenteve.

Prof. as. dr. Elona Çeçe falënderoi Departamentin dhe kolegët për mbështetjen, ndërsa u shpreh se rëndësia e kësaj ligjërate qëndron në faktin se rishihen edhe njëherë disa struktura sintaksore të shqipes, të cilat kanë nevojë të qartësohen nga pikëpamja terminologjike dhe e saktësimit të shkrimit.

Leave a Reply