Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“RINIA NË SHQIPËRI DHE TË DREJTAT E NJERIUT-NGA E KALUARA NË PERIUDHËN E TRANZICIONIT”-NISMA E INSTITUTIT TË STUDIMEVE POLITIKE NË SHQIPËRI ZHVILLON TAKIMIN E RADHËS ME STUDENTË E PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Në datën 23 maj 2023, Instituti i Studimeve Politike në Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës së Çekisë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Universitetin “Fan S. Noli” zhvilluan me stafin akademik dhe studentët e departamentit të Histori-Gjeografisë takimin me temë: “Rinia në Shqipëri dhe të Drejtat e Njeriut-nga e Kaluara në Periudhën e Tranzicionit”. Kjo është një nismë e këtij Instituti pë të njohur kryesisht të rinjtë me krimet e periudhës së komunizmit .

Takimin e përshëndeti fillimisht rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe më pas prof. as. Ervin Karamuço, përfaqësues i këtij Instituti tha se ai zhvillohet në kuadër të ndërgjegjësimit të studentëve dhe të rinjve në përgjithësi për të njohur atë periudhë të historisë sonë.

Gjithashtu nëpërmjet një ekspozite të shfaqur në hollin e Rektoratit studentët u njohën me ngjarje, data, shifra e foto të asaj se çfarë ka ndodhur në përgjithësi në peridhën e komunizmit në vendin tonë. 

Leave a Reply