Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOHJA ME BUKURITË E RAJONIT DHE ME VLERAT NATYRORE DHE KULTURORE TË TIJ, PËR MË SHUMË VËMENDJE NDAJ MJEDISIT, EKOSISTEMIT DHE  BIODIVERSITETIT ISHTE QËLLIMI I NJË ECJEJE NË NATYRË TË STUDENTËVE TË FSHNH NË KUADËR TË DITËS EVROPIANE TË PARQEVE DHE DITËS BOTËRORE TË BIODIVERSITETIT

Në datën 22 dhe 24 maj 2023, studentët e  departamenteve Biologji – Kimi dhe Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, në kuadër të Ditës Botërore të Biodiversitetit (22 Maj) dhe të Ditës Evropiane të Parqeve (24 Maj) u angazhuan dhe kontribuan në Iniciativën Lokale për ruajtjen e Biodiversitetit në Rajonin Ohër-Prespë i ndërmarrë nga Korça Alpin dhe i mbështetur nga shoqata “Unë Gruaja” në kuadër të projektit “Aktorët lokalë dhe ndërkufitarë punojnë së bashku në mbrojtjen e mjedisit të rajonit Prespë-Ohër” me mbështetjen e PONT.

Rreth 40 studentë gjatë ecjes në natyrë, duke u nisur nga fshati i Trenit, mbi Kalanë e Trajanit, fshati Buzëliqen (Zagradec) me destinacion Shpellën Prehistorike të Trenit, krahas pamjes mahnitëse, çlodhjes dhe ajrit të pastër u njohën me vlerat historike, kulturore dhe natyrore të Prespës së Vogël dhe Parkut Kombëtar të Prespës.

Qëllimi i kësaj veprimtarie sipas pedagogut, dr. Eriseld Kalemaj ishte njohja me bukuritë e rajonit dhe me vlerat natyrore dhe kulturore të tij për më shumë vëmendje për mjedisin, ekosistemet e biodiversitetin, si një mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm e mirëqënie cilësore.

Leave a Reply