Në datën 30 mars 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një workshop me ekspertë grekë dhe qipriotë në kuadër të projektit Open EU.
Qëllimi i këtij projekti krahas të tjerash lidhet edhe me transformimin digjital të institutioneve të arsimit të lartë, duke ofruar mbështetje në integrimin e teknologjive digjitale për edukimin.
Në këtë kuadër edhe ky worshop pati diskutime në lidhje me sfidat administrative, procedurat institucionale, infrastrukturën teknologjike, modelin pedagogjik virtual, inovacionin didaktik, zhvillimin e stafit në drejtim të të mësuarit në distancë, ku u përcaktuan edhe objektiva afatshkurtëra dhe afatgjata në këtë drejtim.
Pjesëmarrës në takim ishin z. Christopher Christodoulides nga Open University of Cyprus, phd. George A. Koulaouzides dhe phd. Dimitris Kalles nga Hellenic Open University, Greqi, staf nga Sektori i Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciale dhe Drejtoria e Kurrikulave dhe Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, UNIKO.
Ekspertët zhvilluan një takim edhe me zëvendësrektoren për Shkencën dhe Projektet në UNIKO, dr. Aida Mosko.
Ata njëkohësisht morën pjesë edhe në Ditën e Hapur të Universitetit tonë, duke përshëndetur këtë nismë, si dhe vlerësuan angazhimin e Universitetit “Fan S. Noli” për të qenë pararendës i inovacionit në mësimdhënie.








