Ditën e premte, më 3 prill 2026, ora 10:30, në sallën “Teodor Laço”, në Universitetin “Fan S. Noli”, do të zhvillohet një bashkëbisedim tematik me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ferit Hoxha, dhe me Ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kjo veprimtari organizohet në kuadër të turit të dialogut që qeveria shqiptare po zhvillon me të rinjtë në të gjithë vendin, me temë “BE dhe Ti: Evropa fillon këtu”.
Ky takim me studentët e Korçës zhvillohet në një moment kyç të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Diskutimi do të sjellë në fokus ritmin e negociatave, sfidat dhe mundësitë që hap anëtarësimi në BE, si dhe rolin e të rinjve si përfitues realë të integrimit evropian.

