Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello zhvilloi një takim koordinues me autoritete të Universitetit Bujqësor të Plovdivit, Bullgari.
Takim me rektoren, prof. assoc. Borjana Ivanova, dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dimo Atanasov dhe të tjerë përfaqësues të këtij Universiteti.
Në qendër të bisedimeve ishte koordinimi i mëtejshëm në kuadër të programit të përbashkët të studimit, Master Profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.
Katër pedagogë të këtij Universiteti janë duke zhvilluar mësimdhënien e integruar në këtë program.