PROGRAMI I BURSAVE FRANCEZE TË EKSELENCËS EIFFEL
Afati i aplikimit: 12 Janar 2018
Hapur për: studentë nga e gjithë bota
Bursa: 1121 EURO në muaj për Programin e Studimit Master dhe 1400 EURO për Doktoraturë
Përshkrimi i thirrjes
Programi i Bursave të Ekselencës është krijuar nga Ministria Franceze e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar,për të tërhequr student të huaj ekselentë për t’u rregjitruar në kurse e programeve Master dhe Doktoraturë në Francë. Kjo bursë ndihmon në formësimin e vendim-marrëse të ardhshëm në sektorin publik dhe atë privat, në fushat prioritare të studimit dhe inkurajon alikantët nga vendet në zhvillim për të aplikuar në programin Master dhe nga vendet në zhvillim dhe ato të industrializuara në nivelin PhD.
KRITERET
Aplikanti duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme gjatë fazës së aplikimit:
Mosha: Aplikantët për programin Master nuk duhet të jenë mbi moshën 30 vjet dhe ata për programin Doktoratuë nuk duhet të jenë mbi 35 vjet.
Dorëzimi i aplikimeve: Aplikimet paraqiten pranë institucioneve universitare pritëse franceze, të cilat bien dakord të regjistrojnë përfituesit e granteve në programin për të cilin janë përzgjedhur.
Çdo institucion do të emërojë 40 aplikantë në nivelin Master. Aplikantët e emëruar nga më shumë se një institucion do të refuzohen menjëherë.
BURSAT
Për studimet e nivelit Master:
Studentët përfitojnë një pagesë mujore prej 1,181 Euro. Pagesa në emër të përfituesit të grantit do të përfshijë:
• udhëtim ndërkombëtar vajtje-ardhje;
• sigurime shëndetësore;
• akomodimin
Për studime të nivelit doktoraturë:
Studentët përfitojnë një pagesë mujore prej 1,400 euro. Pagesa në emër të përfituesit të grantit:
• udhëtimi ndërkombëtar vajtje- ardhje dhe transport i sendeve personale;
• sigurim mjekësor;
• Subvencionimi i strehimit.
SI TË APLIKONI?
Aplikimet nuk pranohen direkt nga studentët. Aplikimet për bursat EIFFEL dorëzohen nga Institucionet Franceze të Arsimit të Lartë. Ju duhet të aplikoni dhe të plotësoni kërkesat e Institucionit Francez të Arsimit të Lartë në mënyrë që të merreni në konisderatë për bursën. Afati i fundit për aplikime në Campus Francë është 12 Janari 2018.
Për të aplikuar plotësoni formularin e aplikimit.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të internetit