PROF. DR. BARDHYL MUSAI ZHVILLOI NJË TAKIM ME STAFIN DHE STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KU PREZANTOI “KULTURA E TË MENDUARIT NË SHKOLLAT SHQIPTARE” – MANIFEST PËR ARSIMIN

Në datën 27 shkurt 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Bardhyl Musai zhvilloi një takim në të cilin prezantoi për stafin dhe studentët “Kultura e të Menduarit në Shkollat Shqiptare” – Manifest për arsimin.

Në fjalën e tij profesor Musai u shpreh se në tri dekadat e fundit arsimi shqiptar ka bërë përparime të cilat duhen të vlerësohen. Megjithatë sipas tij një pyetje e thjeshtë mbetet pa përgjigje të qartë. A po mësojnë nxënësit tanë të mendojnë?.

Në këtë kontekst ai u tha pjesëmarrësve në takim se manifesti për arsimin, është një reflektim i plotë për gjendjen e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe bën thirrje për dialog mbarëkombëtar mbi të ardhmen e të nxënit.

Në fund të takimit, profesor Bardhyl Musai bisedoi me të pranishmit duke dëgjuar mendimet e tyre dhe duke i`u përgjigj pyetjeve që ata kishin rreth kulturës së të menduarit në shkollat shqiptare.

Postimi i Mëparshëm
NJË DELEGACION NGA SOUTH-WEST UNIVERSITY “NEOFIT RILSKI”, BULLGARI VIZITOI UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”
Postimi Pasues
REKTORI PRET NË TAKIM STUDENTË ME REZULTATE TË LARTA AKADEMIKE TË PROGRAMEVE “MATEMATIKË-FIZIKË” DHE “INXHINIERI INFORMATIKE”