Në datën 27 shkurt 2026 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Bardhyl Musai zhvilloi një takim në të cilin prezantoi për stafin dhe studentët “Kultura e të Menduarit në Shkollat Shqiptare” – Manifest për arsimin.
Në fjalën e tij profesor Musai u shpreh se në tri dekadat e fundit arsimi shqiptar ka bërë përparime të cilat duhen të vlerësohen. Megjithatë sipas tij një pyetje e thjeshtë mbetet pa përgjigje të qartë. A po mësojnë nxënësit tanë të mendojnë?.
Në këtë kontekst ai u tha pjesëmarrësve në takim se manifesti për arsimin, është një reflektim i plotë për gjendjen e arsimit në Shqipëri dhe Kosovë dhe bën thirrje për dialog mbarëkombëtar mbi të ardhmen e të nxënit.
Në fund të takimit, profesor Bardhyl Musai bisedoi me të pranishmit duke dëgjuar mendimet e tyre dhe duke i`u përgjigj pyetjeve që ata kishin rreth kulturës së të menduarit në shkollat shqiptare.
















