Në datën 2 mars 2021, në mbledhjen e radhës së Rektoratit të UNIKO, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera bëri të ditur edhe vendimin e tij për emërimin e prof. as. dr. Sonela Stillos, si dekane e përkohshme e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përsëritura për postin e autoritetit drejtues, dekan i FSHNH.
Më pas takimi vijoi me të tjera diskutime, midis tyre edhe zhvillimi i fushatës së promocionit të UNIKO që do të fillojë së shpejti.



