Në datat 9-10 mars 2021, në kuadër të akreditimit të programit të studimit “Bachelor” në “Agroushqim”, ekspertët e vlerësimit të jashtëm zhvilluan takime online me pedagogë, studentë, si dhe punonjës të stafit ndihmësakademik të UNIKO. Sipas programit të dërguar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), gjatë takimeve virtuale ekspertët, nëpërmjet pyetjeve, morën informacion shtesë në lidhje me kurrikulën, vlerësimin e pedagogëve nga ana e studentëve, bashkëpunimin midis kolegëve, veprimtarinë shkencore në departament, përputhjen e kualifikimit të ofruar me tregun e punës, këshillimin e karrierës, zhvillimin e praktikave në fakultet dhe institucionet bashkëpunuese, risia që sjell ai në tregun e punës etj. Këto të dhëna do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar të programit të studimit në proces akreditimi.
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/REKTORATI-1024x576.png)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/STAFI-AKADEMIK-1024x576.png)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/STUDENTET-1-1024x576.png)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/TAKIMI-GVB-1024x576.png)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/TAKIMI-ME-DEKAN-PERGJEGJES-1024x576.png)
![](http://172.16.0.23/wp-content/uploads/2022/08/TAKIMI-PERMBYLLES-1024x576.png)