Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROF. AS. DR. SONELA STILLO EMËROHET DEKANE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIKO

Në datën 2 mars 2021, në mbledhjen e radhës së Rektoratit të UNIKO, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndër të tjera bëri të ditur edhe vendimin e tij për emërimin e prof. as. dr. Sonela Stillos, si dekane e përkohshme e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të përsëritura për postin e autoritetit drejtues, dekan i FSHNH.

Më pas takimi vijoi me të tjera diskutime, midis tyre edhe zhvillimi i fushatës së promocionit të UNIKO që do të fillojë së shpejti.  

Leave a Reply

en_USEnglish