PRANIA E KALCIUMIT NË BURIMIN E OSUMIT, SI DHE PEISAZHI QË KRIJON NË RRJEDHËN E SIPËRME TË TIJ NË FORMËN E GUVËS E KANIONIT NË VAZHDIMËSI ISHIN NDËR GJETJET E STUDIMIT TË KRYER NË KUADËR TË PROJEKTIT “BURIMET UJORE NË RAJONIN E KORÇËS: VLERAT MJEDISORE, TURISTIKE DHE SHËNDETËSORE”

Në datën 9 prill 2025 projekti shkencor “Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore” me financim e AKKSHI-it dhe i zbatuar nga Universiteti “Fan S. Noli”, në partneritet me shoqatën “Korça Alpin” mbylli fazën e prezantimeve paraprake në Bashkinë e Korçës, ku u diskutuan të dhënat e Liqenit të Prespës së Madhe dhe Burimin e Osumit.

Në një auditor me specialistë, pedagogë, studentë, nxënës e qytetarë, studimi u paraqit në disa plane, si: mbledhja e të dhënave në terren (marrja e kampioneve të ujit), analizat laboratorike, vlerat dhe kujdesi shëndetësor, konstatimi i vlerave mjedisore, ndërhyrja e njeriut dhe përshkrimi i potencialit turistike, si dhe pyetësorë e intervista nga komuniteti.

Sipas drejtuesit të projektit dr. Eriseld Kalemaj gjetje e këtij studimi ishte përmbajtja me kalcium e Burimit të Osumit, si dhe peisazhi që krijon në rrjedhën e sipërme të tij në formën e guvës e kanionit në vazhdimësi, i cili rekomandohet të marë statusin “Monument Natyre”.

Ndërsa si problem shfaqet tërheqja e Liqenit të Prespës së Madhe dhe kjo me ritëm të shpejtë.

Tashmë, pas prezantimeve të kryera në Bashkinë Maliq (Liqenet e Valamarës), Bashkinë Kolonjë (Burimet e Sarandoporit dhe Liqeni i Gramozit), Bashkinë Pogradec (Liqeni i Ohrit, Burimet e Drilonit dhe Liqenet e Lukovës), Bashkinë Devoll (Burimi i Devollit dhe Liqeni i Prespës së Vogël), projekti studimor hynë në fazën e botimit dhe publikimit në një konferencë shkencore.

Previous Post
Hapen aplikimet për pjesëmarrje të studentëve në Francophone Summer University “International 2025, Rumani
Next Post
Hapen aplikimet për mobilitete studentësh në Universitetin e Orleansit, Francë

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right